Visar Ymeri takohet me Hoyt Yee NULL NULL 28.03.2017 20:23 28.03.2017 20:23 Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është takuar për herë të parë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hoyt Yee, njofton Klan Kosova. “Me z. Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tone”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook pas takimit. “Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të VETËVENDOSJE!-s dhe Qeverisë amerikane”. Ndërsa sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke e shpërndarë shkrimin e Ymerit ka thënë se koncepti i lëvizjes së tyre do të marrë mbështetje edhe nga SHBA-të. “Koncepti i drejtë dhe i domosdoshëm i VETËVENDOSJE!-s, i cili pas shumë viteve po merr mbështetje masive nga populli i Kosovës, sigurisht që do të marrë mbështetje edhe nga miqtë ndërkombëtarë, në këtë rast SHBA-të”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë