Visar Ymeri: Si kryeministër nuk do ta themeloja Asociacionin NULL NULL 11.02.2016 21:44 11.02.2016 21:44 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova. Ymeri tha se nëse ai do të ishte kryeministër nuk do ta themelonte asociacionin e komunave serbe. “Si kryeministër nuk do ta themeloja asociacionin. Sipas parimeve që është paraparë të krijohet ai nuk mund të themelohet”. “ Gjykata Kushtetuese, vendimi i saj i cili është keqinterpretuar. Serbia nuk është e interesuar që në Kosovë të themelojë OJQ. Nuk ka asociacion sepse duhet ta ndryshosh rendin kushtetues të vendit”. “Asociacioni nuk ka të bëjë me partneritet të komunave, apo të bashkëpunojnë në gjëra të caktuara. Por këtu parimi është etnik, si ka logjikë që dy komuna të bashkëpunojnë të cilat as përafërsisht nuk janë afër njëra me tjetrën”. “Edhe dialogu me Serbinë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”.] Ymeri ka thënë se me këtë legjislaturë mund të zgjedhet një president për të cilin ka nevojë Kosova. “Unë fjalën unitet e kuptoj ndryshe, pasi që po flasim për unitet politik, pra ai të mos e shkel atë. Uniteti është çështje e politikave. Zonja Jahjaga p.sh. që është presidente ajo nuk e ka mbrojtur unitetin e popullit. Një presidente që i dorëzohet një peticion prej 200 mijë nënshkrime, ajo do të duhej që atë ta merrte parasysh”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 4 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë