Visar Ymeri s’e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re NULL NULL 19.01.2018 22:44 19.01.2018 22:44 “Ka një grup të anëtarëve të pakënaqur, por nuk është diskutuar si opsion dhe natyrisht do të jetë vendim i të pakënaqurve se si do të ecim përpara. Por nuk e përjashtok si mundësi, ashtu siç nuk e përjashtoj mundësinë e qëndrimit në Lëvizjen Vetëvendosje” Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që grupi i të pakënaqurve brenda këtij subjekti të formojë parti të re. Si i ftuar në një emision televiziv, ai ka deklaruar se ende nuk është diskutuar një mundësi e tillë, por se ajo ekziston, siç ekziston edhe mundësia e qëndrimit në Vetëvendosje. “Ka një grup të anëtarëve të pakënaqur, por nuk është diskutuar si opsion dhe natyrisht do të jetë vendim i të pakënaqurve se si do të ecim përpara”. “Por nuk e përjashtok si mundësi, ashtu siç nuk e përjashtoj mundësinë e qëndrimit në Lëvizjen Vetëvendosje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 58 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë