Visar Ymeri: Nëse vijmë në pushtet, demarkacionin do ta nisim nga fillimi NULL NULL 11.02.2016 21:41 11.02.2016 21:41 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova. Ymeri tha se marrëveshja për demarkacionin që e kanë nënshkruar Hashim Thaçi bashkë me Sëknder Hysenin i ka humbur Kosovës 2000 hektarë tokë. “Nëse vijmë ne në pushtet ne nuk do t’i pranojmë asnjërën. Demarkacioni është i dëmshëm, jo si sasi toke por si cilësi, pra kjo nuk është e pranueshme”. “Por ne mendojmë se ky proces do të niste nga fillimi. Metodat që ka pranuar Kosova me Malin e Zi, është metoda kadastrale. Në këtë rast as Mali i Zi nuk ka dokumente kadastrale për të dëshmuar këtë”. “Visar Ymeri si kryeministër do ta rinegocionte këtë marrëveshje, të gjithë e dimë atë kufi. Vija kufitare duhet të jetë në maje të malit, e jo në kurriz të malit. Është e natyrshme që dy vendet të vendosin kufirin në maja të malit”. “Një marrëveshje që është qartazi në dëm të vendit nuk mund të pranohet nga institucionet e vendit”. “Duhet të insistojmë që të kemi një marrëveshje që nuk e dëmton interesin e asnjërit vend. Edhe vendet e rajonit kanë problem me demarkacion, si Kroacia me Malin e Zi dhe me Serbinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 17 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 23 minuta më parë