Visar Ymeri mohon se ka dorëheqje NULL NULL 11.12.2017 20:55 11.12.2017 20:55 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mohuar se ka dorëheqje brenda lëvizjes përpos të asaj të Aida Dërgutit. Ai ka mohuar se anëtarët e kryesisë, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu të kenë dhënë dorëheqje, pasi së fundmi u raportuara se ka pasur një kërkesë nga ana e tyre, njofton Klan Kosova. “Kjo është dorëheqja e vetme nga kryesia [e Dërgutit]. Diskutuam për zhvillimet në rrjetet sociale dhe kryesia e dënon gjuhën e përdorur karshi fytyrave të Vetëvendosjes. Kërkojmë nga aktivistët që ta ndalin përdorimin e kësaj gjuhe”, ka thënë ai. Ymeri ka dënuar gjuhën e përdorur nga Dërguti karshi deputeti Albin Kurti, ditë më parë. Deklarimi i Ymeri ka ardhur pas një mbledhjeje të gjatë të Kryesisë së Vetëvendosje që ka nisur që nga ora 14:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 45 minuta më parë