15:31, 13 Qershor 2018

Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës.

Mbrojtësi 23 vjeçar firmosi kontratë dy vjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjëve.

Reprezentuesi i Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i FC Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë të huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë.

Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e lartë 4:0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3:0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës, transmeton Klan Kosova. ​