Violeta Veseli tregon se si janë njohur 16 vjet më parë me Kadri Veselin NULL NULL 26.03.2017 18:09 26.03.2017 18:09 Bashkëshortja e liderit të PDK-së Kadri Veseli, Violeta, ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshortin e saj. Në hapje të Konventës së tetë të PDK-së ajo ka folur para aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së duke ndarë me ta momente interesante nga njohja e saj me Kadri Veselin, transmeton Klan Kosova. “Një ditë, 16 vjet më parë, kur isha studente, takova një djalë të pashëm nga Mitrovica, me emrin Kadri Veseli. Po ta dija se ky rrugëtim do të përfshinte një fjalim para mijëra njerëzve, atëherë mund të mos kisha dalë me të për një takim të dytë. Nga ana tjetër, mund të isha martuar me të edhe më herët, po ta dija se një ditë ai do të bëhet aktor – siç u bë tani në serialin e njohur televiziv “O sa mirë”. Kadriu që unë e njoh – është një njeri jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj vendit të tij. Ai është një bashkëshort dhe një baba i mrekullueshëm. Kadriu është një njeri që kujdeset për miqtë e tij dhe u ndodhet pranë kurdo që ata kanë nevojë”, ka thënë gjatë fjalimit të saj Violeta Veseli. Ajo ka folur edhe për rrugëtimin jetësor me Veselin si lider i PDK-së. “Në rrugëtimin tonë, kam takuar shumë miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të tij”. “Kam dëgjuar rrëfime që më bëjnë tejet krenare për të, e të cilat do të doja t’i ndaja me të gjithë ju”, ka thënë zonja Veseli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 50 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë