12:37, 14 Shtator 2018

Talenti i ri i Real Madrid, Vinicius Junior pas mundësisë të stërvitjes me ekipin e parë që i ka dhënë pauza ndërkombëtare, është duke shpresuar që të bindë Julen Lopoteguit t’i japë mundësinë ta tregojë veten.

Këtë shans ai shpreson ta ketë këtë vikend në ndeshjen ndaj Athletic Club.

18 vjeçari shpreson që në San Mames të ketë në dispozicion disa minuta.

Vinicius është duke luajtur me ekipin e dytë të Real Madrid, Castilla, kurse gjatë stërvitjes me ekipin e parë ai së fundmi ka shënuar një supergol.