Viktimat e sulmit në Las Vegas ngrisin padi kundër organizatorëve NULL NULL 23.11.2017 12:09 23.11.2017 12:09 Viktimat e sulmit në Las Vegas kanë ngritur padi në Gjykatën e Lartë dhe njëra prej prej të paditurave është edhe kompania promovuese Live Nation. Sulmi në masë i 1 tetorit në festivalin Route 91 Harvest në Las Vegas mori jetën e 59 personave dhe la plotë të tjerë lënduar. Stephen Paddock shtiu nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, duke shënjestruar fansat e muzikës kantri të pranishëm në festival. Ndërkaq tani, sic raportohet nga NPR, qindra viktima kanë dërguar padi, duke i akuzuar për neglizhencë promotorët Live Nation – bashkë me MGM Resorts International, si dhe pronarët e Mandalay Bay Hotel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.