Viktimat e dhunës seksuale në pritje të ligjit NULL NULL 14.09.2017 09:48 14.09.2017 09:48 Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po presin që sa më parë të hyjë në fuqi ligji i cili do t`i mbrojë të drejtat e tyre. Menaxherja e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës, Sebahate Pacolli- Krasniqi tha për rubrikën “ Sytë 7” se viktimat përveç së presin pëkrahje nga shoqaria presin hyrjen në fuqi të ligjit për viktimat civile nga i cili do të marrin edhe pension. Për të treguar gjendjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës do të mbajë të enjten një punëtori me temen “Adresimi i stigmës që rrethon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” Në këtë aktivitet do të marrin pjesë krerë të lartë institucional dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.