18:52, 18 Prill 2017

Gjatë fundit të të 60-tave dhe 70-tave të hershme, Jimmy Webb ishte një nga tekstshkruesit më të suksesshëm, duke shkruar këngë për Glen Campbell, Barbra Streisand dhe Frank Sinatra ndër plotë të tjerë.

Në memoarin e tij, The Cake and the Rain, ndiqet ngritja e tij, nga biri i një predikuesit në Oklahoma e deri në një aristokrat popi të Los Angeles, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Webb foli për Sinatrën dhe tha se kishte pasur një raport të mirë me të ndonëse Webb në atë kohë ishte dhe vishej si hipi, ndërkaq Sinatra njihej si person që nuk i kishte merak personat që e kultivonin këtë stil dhe mënyrë jetese.

Ndërsa sa i përket John Lennon, ai tregoi për ‘vikendin e humbur’, dhe foli për kohën kur ai kishte qenë prezent në periudhën më të keqe të jetës së John Lennon, duke e cilësuar Lennonin në atë kohë si njeri që nuk shfaqte fare emocione, por se ndoshta ai nuk i ishte rrëfyer Web-it për arsye se nuk kishin qenë edhe aq të afërt.

 

gettyimages-73995138-185e4c4d-5e6c-45fc-89b2-22f6fd032b64 1119377_1280x720

Interesante