21:44, 13 Shkurt 2018

Flamuri i Kosovës i cili gjendej në një veturë zyrtare në afërsi të  rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës është vjedhur.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ky flamur mendohej të vendosej në këtë vend, dhe ishte punuar specifikisht me përmasa të mëdha për këtë qëllim.

Paraprakisht për shkak të mungesës së energjisë elektrike zjarrëfikësit u detyruan të largojnë Flamurin Kombëtar dhe derisa përfundoi kjo procedurë është vjedhur Flamuri i Kosovës.

Tani zyrtarët dhe zjarrëfikësit do të marrin një flamur tjetër i cili ka përmasa më të vogla, për ta vendosur tek rrethrrotullimi.

Flamuri i Kosovës nuk u vendos brenda orarit zyrtarë të punës tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës poshtë Veternikut. Vendosjen e flamurit të shtetit gjatë ditës e  kërkoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj.