Vidal lojtar i Arsenalit NULL NULL 05.07.2015 21:49 05.07.2015 21:49 E ardhmja e Arturo Vidal ka qenë pezull ditëve të fundit duke u përfolur se ai do të kalojë te Real Madrid. Raportimet e fundit të mediave angleze thonë se fituesi i Copa America, me Kilin do të nënshkruajë për Arsenalin. Wenger thuhet se është tifoz i madh i lojtarit dhe do të bëjë ç’është e mundur për ta sjellë atë në Emirates Stadium. Skuadra londineze ka paralajmëruar një verë të nxehtë në tregun e transferimeve, kështu që pas Petr Cech blerje e dytë e madhe do të jetë ajo e Vidal. Edhe skuadra italiane Juventus është pajtuar për ta shitur Vidalin në Angli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë