12:00, 21 Prill 2017

Victoria Beckham ka folur për bashkëshortin e saj, David Beckham, në Instagram, pas marrjes së “OBE” me një mesazh super të ëmbël.

Ish-këngëtarja e Spice Girls u kthye në modë, dhe për këtë u nderua nga Duka i Kembrixhit për shërbimet e saj në modë dhe bamirësi, dhe ajo e falënderoi burrin e saj për mbështetjen në ëndrrat e saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka shkroi: “Të dua David Beckham dhe prindërit e mi të mrekullueshëm. Faleminderit që gjithmonë më keni përkrahur dhe inkurajuar mua që t’i ndjek ëndrrat e mia”.

David gjithashtu tha se ishte shumë krenar për të dhe familjen e tij.

“Sot ishte një ditë e veçantë, kjo grua e re mori një OBE dhe si familje nuk mund të ishim më krenarë”.

Duke folur për BBC pasi ajo pranoi çmimin, Victoria tha: “Ishte një kënaqësi absolute që isha sot në Buckingham Palace. Krenare që jam britanike”.

Interesante