18:48, 7 Gusht 2018

Kompania me lokacion në Mynih ka shfrytëzuar diellin e fortë të kësaj vere për të testuar veturat elektrike “Sion” që akumulohen me rreze të diellit gjatë procesit të vozitjes.

Sono Motors, e themeluar në vitin 2016, është duke punuar në projektin SION, një automjet tërësisht elektrik që ka panele diellore të integruara në çati si dhe në pjesët anësore të veturës.

Sion mund të mbushet me energji nëpërmjet rrezeve të diellit, prizave të zakonshme apo nga makinat e tjera elektrike, transmeton Klan Kosova.

Kompania me 5,000 porosi do të nisë prodhimin gjatë vitit 2019 dhe çmimi i veturës pritet të jetë 16,000 euro.

“Vetura i ka karriget me ngrohje, klimën si dhe sistem ku mund ta lidhni telefonin tuaj, që do të thotë është një makinë e kompletuar dhe e thjeshtë”, ka thënë për “Reuters” Laurin Hahn i cili është themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë.