17:06, 19 Qershor 2017

Një veturë është përplasur në një furgon policie para se të shpërthejë  në flakë rreth zonës Champs Elysees të Parisit.

Shoferi, i cili ishte i armatosur, ka mbetur pa ndjenja dhe është lënduar  rëndë, raportojnë mediat franceze.

Policia thotë se situata tani është nën kontroll, dhe nuk ka  policë e as civilë të lënduar.

Franca është aktualisht në një gjendje të jashtëzakonshme pasi u godit nga një valë e sulmeve vdekjeprurëse terroriste në vitet e fundit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm në Champs Elysees në prill, vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale.

.

Interesante