Vettingu në politikë, Rama ironizon Bashën në “Twitter” NULL NULL 18.09.2018 14:27 18.09.2018 14:27 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes një statusi ironik kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për vettingun e kërkuar në politikë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD ka ribërë thirrje për themelimin e vettingut në politikë, duke theksuar se SPAK dhe BKH vetëm mund të hetojnë e dënojnë nëse e provojnë që politikanë ka lidhje me kriminelët, ndërsa propozimi i tij synon të spastrojë të gjithë ata politikanë të korruptuar. Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’i përgjigjet me ironi përmes rrjetit social Twitter. “Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 20 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 24 minuta më parë