Vetëvritet Chester Bennington, këngëtari i “Linkin Park” NULL NULL 20.07.2017 20:39 20.07.2017 20:39 Këngëtari i grupit “Linkin Park”, Chester Bennington ka kryer vetëvrasje. Sipas raportimeve të TMZ, 41 vjeçari ka varë veten në shtëpinë e tij në Palos Verdes, në Los Angeles. Zyrtarë të forcave të sigurisë kanë thënë që trupi i tij është gjetur pak pas orës 09:00. Këngëtari ka gjashtë fëmijë nga dy martesat e tij, ndërsa kishte një histori të abuzimit me droga dhe alkool. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.