Vetëvendosje shpreson tek Apeli për rastin e aktivistëve NULL NULL 17.11.2017 18:39 17.11.2017 18:39 Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli sot fajtor katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin ndaj kuvendit. Ata u dënuan në total me 21 vjet e 6 muaj burg. Frashër Krasniqi me 8 vjet, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim. Për këtë vendim deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, thotë se do të ankohen në Gjykatën e Apelit, njofton Klan Kosova. “Vetëvendosja do t’i drejtohet edhe Gjykatës së Apelit”, ka thënë Konjufca në Info Magazine të Klan Kosovës. “Apeli e merr parasysh vlefshmërinë e provave – besoj se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim skandaloz dhe të pa mbështetur në asnjë provë”. “Jam i bindur që Apeli nuk do ta gjejë asnjë provë që lidhet më rastin”. Konjufca ka thënë se ky vendim është i qëllimshëm. “Pse vetëm dy ditë para balotazhit, normalisht që të dëmtohet Vetëvendosja”. “Por do të dalim edhe më e fort pas këtyre rasteve, sepse jemi mësuar me burgosje, vrasje dhe persekutim”. “Ky pushtet që është i mbështetur në krim dhe korrupsion e lufton Lëvizjen Vetëvendosje për ta shkatërruar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë