Vetëvendosje në Vushtrri premton ambient të përshtatshëm për investitorë NULL NULL 12.10.2017 22:17 12.10.2017 22:17 Besim Muzaqi, kandidati i Vetëvendosjes për postin e Kryetarit të Vushtrrisë, ka hedhur akuza se në qeverisjen e kaluar përmes një projekti, zyrtarët komunal kanë punësuar 140 punëtorë pa kontrata. Në Magazina Lokale, pretendenti i VV-së për Vushtrrinë, ka shpalosur tutje edhe programin e tij qeverisës për mandatin që tenton ta fitojë nga 22 tetori, transmeton Klan Kosova. ”Ata përmes një projekti kanë punësuar 140 punëtorë pa kontratë”. ”Vetëvendosje do kriijojë ambient të përshtatshëm për investitorë. Si prioritet kryesor do jetë diaspora”. ”Kemi në ofertën tonë edhe bujqësinë e blegtorinë sepse kemi ambient të përshtatshëm. Ndarja e ndershme e subvencioneve është më e rëndësishme se sa rritja e tyre”. ”Ne duhet t’ia kthejme Vushtrrisë traditën e ligave sportive”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë