Vetëvendosje: Mbështetja për ushtrinë, obligim yni NULL NULL 09.11.2018 16:20 09.11.2018 16:20 Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kryetari i saj, Albin Kurti kavizituar sot Forcën e Sigurië së Kosovës (FSK) me ç’rast janë pritur nga Komandanti i FSK-sëm Rrahman Rama Siç thuhet në një njoftim të VV-së ky takim ishte i nevojshëm pas kalimit të projetkligjit për FSK-në për t’u parë se ku dhe si mund të ndihmohet më tutje. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama e falenderoi Lëvizjen për mbështetjen dhënë analizave të tesktit dhe votimit të projektligjit për FSK-në derisa shpjegonte historikun e transformimit që prej UÇK-së në TMK e më pas zhvillimit të FSK-së. Deputeti Xhelal Sveçla tregoi se në Komisionin për Siguri po punon për disa ndryshime që të mos ketë pengesa në të ardhmen. Me këtë rast, nga ana e delegacionit të Vetëvendosjes u tha se “mbështetja për ushtrinë është obligim yni” Po ashtu, gjatë takimit pati pajtueshmëri së çështja e zhvillimit dhe avancimit të FSK-së duhet prioritizuar në aspektin buxhetor. “Me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit”, . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë