0:08, 20 Maj 2017

Lëvizja Vetëvendosje sapo ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ka qenë sekretari organizativ, Dardan Molliqaj që ka dorëzuar listën, njofton Klan Kosova.

Molliqaj para mediave ka treguar se vet është pjesë e listës, ashtu sikur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se më vonë do ta publikojnë listën e plotë, ndonëse nuk ka treguar se kush janë pesë emrat e parë në këtë listë.

Interesante