Vetëvendosje dënon sulmin në shtëpinë e Shalës NULL NULL 29.08.2016 14:34 29.08.2016 14:34 Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një komunikate për sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, duke e ritheksuar se ata nuk janë dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve. Ata gjithashtu kanë ritheksuar që menaxhmeti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto. Vetëvendosje ka thënë se ata nuk kanë nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla dhe që bombat nuk i kontribojnë kauzës së tyre. Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore. Ndonëse ata janë shprehur se nuk besojnë në polici dhe prokurori, pasi që sipas tyre ata janë të kapura nga klani Pronto, i kanë ftuar organet e rendit që të bëjnë të pamundurën për të zbardhur rastet e sulmeve me bomba. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024