Veterinarët tajlandezë operojnë anakondën 52 kilogramëshe NULL NULL 23.08.2016 22:04 23.08.2016 22:04 Veterinarët tajlandezë, e kanë operuar një anakondë 10 vjeçare, për t’i larguar një tumor që e kishte në afërsi të zemrës. Gjarpri më parë ishte mpirë me anestezion dhe kishte qëndruar në atë gjendje për operacionin shtatë orësh, ka thënë për BBC-në veterinari Taweesak Anansiriëattana, transmeton Klan Kosova. Mjekëve të spitalit të kafshëve në Tajlandë, iu është dashur që ta presin lëkurën e gjarprit në mënyrë që të arrijnë te tumori i tij, që peshonte 1 kilogram. Para operacionit, doktorët kanë kryer teste të ndryshme për të konfirmuar se anakonda vuante nga kanceri. Gjarpri peshonte rreth 52 kilogramë. Pjesa më e madhe e tumorit është larguar, mirëpo disa copëza kanë mbetur për shkak se ishin shumë afër arterieve të zemrës. Gjarpri është sjellë në spital nga një pronar privat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.