Veteranët reagojnë për arrestimin e Haradinajt NULL NULL 04.01.2017 21:20 04.01.2017 21:20 Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj arrestimit të Komandantit Ramush Haradinaj, që u bë sot nga policia franceze me urdhërarrest nga Serbia, transmeton Klan Kosova. “E ritheksojmë se të gjitha akuzat e bëra ndaj luftëtarëve të UÇK-së, për kinse krime lufte, kanë qenë dhe janë politike dhe bazën e kanë tek pushtuesi serb, i cili në vend se të ndiqet penalisht për krimet e gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, është falur nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave politike . Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të vendos sa më shpejt kontaktet me autoritetet franceze, me qëllim që z. Haradianj të lirohet sa më parë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë