Veteranët – institucioneve: Mos i nëpërkëmbni flamujt NULL NULL 14.02.2018 12:12 14.02.2018 12:12 Organizatata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar për ngjarjet e fundit lidhur me heqjen flamurin kombëtar dhe vendosjen e atij shtetëror te rrethi në Prishtinë. Ata kanë kërkuar nga institucionet dhe partitë politike që siç kanë thënë të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, si dhe të mos zhvendosen ata natën. “Ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke i vendosur përballë flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror, kanë pasoja negative për shoqërinë tonë”. “Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së”, thuhet në reagimin e veteranëve, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 18 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 24 minuta më parë