18:28, 19 Dhjetor 2017

Një hajdut ështe arrestuar dhe dënuar me tre vjet burg, pasi që vodhi më shumë se 50 telefonë celularë në një koncert të bendit Royal Blood.

Alin Marin kishte veshur kostum noti për ta realizuar planin e tij.

Por skema e 22 vjeçarit kishte dështuar pasi që policë sekretë ishin dërguar brenda në turmë, pasi që kishin pranuar informata për hajnat që shënjestronin fansat e Royal Blood më herët gjatë vitit.

Marin kishte arritur t’i fshehë 53 telefonë mobil në kostumin e tij, por ishte arrestuar në Broad Street, pak pasi ishte larguar nga koncerti.

Interesante