Veselit i ndahet çmimi për merita në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit NULL NULL 09.11.2016 22:03 09.11.2016 22:03 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori çmimin për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit, nga Universiteti i Sheffield – Dega e Selanikut, transmeton Klan Kosova. Kjo ndarje e çmimit është bërë gjatë një ceremonie të organizuar sot në Prishtinë. Para studentëve, ish-studentëve dhe drejtuesve të këtij institucioni arsimor, kryeparlamentari Veseli falënderoi Universitetin e Sheffield-it për titullin e akorduar dhe për mundësinë që u ofrohet të rinjve nga Kosova të studiojnë në bankat e këtij universiteti. Më pas, Veseli foli aty për nevojën e ngritjes së kapaciteteve arsimore në Kosovë, si parakusht për zhvillim të hovshëm ekonomik. Ai tha se Kosovës sot i duhet një transformim i fuqishëm ekonomik, i cili do t’i mundësonte asaj zgjidhjen e një varg problemeve që vijnë si pasojë e papunësisë. “Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ndihem aspak krenar që Kosova ende ballafaqohet me papunësi të madhe të rinisë së saj dhe me probleme të varfërisë”, tha Veseli. Ai iu bëri thirrje të rinjve që të jenë më aktivë në fushat ku veprojnë dhe të marrin përgjegjësi për zhvillimin dhe përparimin e vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 11 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 25 minuta më parë