Veseli uron Ramën për fitoren në zgjedhje NULL NULL 28.06.2017 15:01 28.06.2017 15:01 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri. “E përgëzoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama për fitoren që ka arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë. I uroj mbarësi e sukses në mandatin e tij të ardhshëm qeverisës, duke shpresuar që do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian” “Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024