14:39, 13 Janar 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, njofton Klan Kosova.

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

“Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar”.

Ai ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.​