Veseli: Politikanët kanë shkaktuar shumë probleme, unë nuk do të rri duarkryq NULL NULL 26.03.2017 17:37 26.03.2017 17:37 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në konventën e tetë të kësaj partie se politikanët ju shkaktuar probleme qytetarëve dhe kjo sjellje duhet ndryshuar një herë e përgjithmonë. Ai ka thënë se për një javë, prej kur ka nisur turin e tij të dëgjimit ka parë hendekun e thellë në mes asaj çka duan qytetarët dhe çka bëjnë politikanët. “Ky hendek është krijuar sepse politikanët kanë ndalë së dëgjuari popullin”, ka thënë Veseli. “Korrupsioni është i patolerueshëm”, ka shtuar ai më tej. “Kam dëgjuar hallet e tyre dhe kam vendosur që të mos pres. Dua një Kosovë që rrezaton Kosovë shpresë dhe siguri për të ardhmen. Nuk dua të shoh një treg ku 90% është import. Nuk dua të rri duarkryq duke parë të tjerët. E dua Kosovën shtet me ekonomi prodhuese dhe jo konsumuese. Kalimi nga vend supermarketesh në një vend fabrikash, nga vend fermerësh të vegjël në një vend që konkurron në tregjet e huaja”. “Kam një mesazh për të rinjtë, Kosova është vendi juaj dhe të ngriheni. Ëndrrat e juaja janë ëndrra për të ardhmen e shtetit tonë. Unë do të jem çdoherë dhe çdokund përkrah jush PDK është e juaja si gjithë Kosova”, ka thënë Veseli.. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 57 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë