20:04, 14 Mars 2018

Zhvillimet e sotme politike në vend duket do i japin fund dilemës trevjeçare të miratimit të marrëevshjes së Demarkacionit.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit dhe Lider i Partisë Demokratike të Kosovës, pas mbledhjes së sontme të Kryesisë, njofton Klan Kosova.

”Jemi në fundin e kësaj drame. Tash është fundi”, ishte prononcimi i Veselit pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Këto deklarime ai i dha ndërsa ka apeluar tek 12 deputetët e pavarur që të votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.