Veseli: Opozita synon ta bllokoj punën e kuvendit NULL NULL 20.09.2017 14:30 20.09.2017 14:30 Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë që seanca e radhës do të mbahet shumë shpejt , përderisa pati akuza drejtuar opozitës lidhur punimet e seancës se jashtëzakonshme. Veseli tha i është përmbajtur rregullores së kuvendit. “Seanca e jashtëzakonshme e cila është mbajtur në Kuvendin e Kosovës me kërkesën e deputetëve është bërë në ditë që e kanë kërkuar. Është ndërprerë seanca, kur ata kanë kërkuar” deklaroi Veseli. Tutje ai ka thënë që opozita kishin ardhur në mbledhje për të bërë fushatë, e për të krijuar bllokadë. “Mbledhja e Kryesisë nuk përfundoi si duhej. Me sot filloi fushata elektorale për zgjedhjet lokale. Kuvendi nuk është mirë që të shfrytëzohet për fushatë lokale. Më mirë është të shfrytëzohet për me marrë vendime se edhe ashtu jemi vonuar”, ka deklaruar Veseli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë