18:08, 13 Shkurt 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se një pjesë e historisë së Kosovës, është histori e jetës së veprimtarit Adem Demaçi.

Këto komente Kryeparlamentari Veseli i dha pas një takimi që pati me të në konakun e tij në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”.