Veseli: Në takimin e sotëm u pajtuam: Jo asociacion me kompetenca ekzekutive NULL NULL 11.10.2018 12:54 11.10.2018 12:54 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se takimi i sotëm i thirrur nga ai për të folur për rezolutën rreth dialogut me Serbinë, ka qenë konstruktiv. Ai ka thënë se në këtë takim me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, përveç LDK-së dhe Vetëvendosjes që nuk kanë marrë pjesë, janë pajtuar që të gjithë që Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të mos i jepen kompetenca ekzekutive, njofton Klan Kosova. “Ne duhet të kemi një qëndrim në raport me Serbinë, për çka u pajtuam sot: Jo asociacion me kompetenca ekzekutive”. “Rezoluta është e hapur për gjërat që mund të jenë në interes në ballafaqim me Serbinë. Kam mesazh për kolegët nga partitë opozitare për arritjen e konsensusit për dialogun: Nuk mund të jetë beteja me Serbinë, fushëbetejë për luftën për pushtet, më e rëndësishme është e ardhmja jonë, sovraniteti dhe territori”, ka thënë Veseli, pas takimit. “Është gabim historik nëse i japim mundësi Serbisë – që me ndarjen tonë si spektër politik – të tregojë vetën të moderuar dhe Vuçiq të flasë në emrin tonë”. “Ftoj LDK-në dhe VV-në që bashkërisht të jemi për interesin e Kosovës, mbi interesat për pushtet dhe kolltukët tona”. Veseli ka falënderuar për pjesëmarrjen në takim përfaqësuesit e PSD-së dhe Alternativës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024