11:16, 17 Prill 2018

Është shënuar 19-vjetori i Masakrës së Poklekut në të cilën humbën jetën 54 anëtarë të familjes Muçolli, Elshani e Taraku, njofton Klan Kosova.

Në nderim të tyre, në Poklek të Drenasit ku edhe po mbahet ceremonia përkujtimore, mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se amaneti i të rënëve duhet të çohet në vend.

54 anëtarët u vranë në një shtëpi dhe trupat e tyre ishin të djegur, prandaj mbetjet e tyre janë varrosur në një varrezë.

Në mesin e të rënëve, ishte edhe shkrimtari Ymer Elshani dhe në nder të tij po mbahet edhe sofra poetike me emrin e tij.