18:02, 14 Mars 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  ka uruar shqiptarët në Maqedoni për miratimin e ligjit për Gjuhën në Maqedoni.

Veseli ka thënë se ky është një hap i përmbushjes së një të drejte legjitime thelbësore, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka falënderuar kolegët e tij në Parlamentin e Maqedonisë që e kanë miratuar këtë ligj.

”Urimet më të përzemërta për bashkëatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishem në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Veseli, njofton Klan Kosova.

Interesante