13:08, 11 Tetor 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të bashkohen në rrugën e dialogut me Serbinë.

“Situata është ballafaqim me Serbinë. E ardhmja e këtij shteti, nuk i shërben asnjë partie politike dhe individi”, ka thënë Veseli lidhur me atë nëse rezoluta e pozitës i shkon përshtati presidentit të vendit, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“I ftoj LDK-në dhe Vetëvendosjen që të ulemi bashkërisht për interesin e vendit”.

“LDK si parti tradicionaliste, besoj se ka zëra të arsyeshëm. Nuk është mirë t’i jepet Vuçiqit mundësia që të krijojë favore nga mungesa e koncesusit në Kosovë. Dikush mund të mendojë të përfitojë, por Kosova po dëmtohet”.

“Kam përshtypjen që me patriotizëm po e teprojmë ndonjëherë. Nuk shkon me inat dhe revoltë pse ke humbur pushtetin, tash të mundosh ta ndalosh keejt procesin. Dhe nëse ke probleme të brendshme ato nuk duhet bartur jashtë”.