19:14, 17 Korrik 2017

Kadri Veseli do të bënte veprimin më të mirë në jetën e tij, sikur ta linte deputetin e zgjedhur të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, të bëhej Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Kështu po konsideron vet deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, i cili në Info Magazine të Klan Kosovës tha se edhe ai do të mund të ishte një nga kandidatët për kryetar Kuvendi, seancë e parë e cila sipas tij do të mbahet më 27 korrik.

”Krejt kombinimet do vijnë pas votimit të parë”.

”Kryetarin e parlamentit mund ta votojë edhe LDK edhe Vetëvendosje. Edhe unë mund të jem një prej kandidatëve për kryeparlamentar”.

”Do të bëhesha kryetar kuvendi me shumë kënaqësi. Kadri Veseli do të bënte veprimin më të mirë në jetën e vet,  të ma lëshonte vendin me u bë kryetar parlamenti”.

Interesante