Vendimi për rastin “Kumanova”, pas zgjedhjeve NULL NULL 13.10.2017 16:29 13.10.2017 16:29 Nga Gjykata Themelore “Shkupi 1” sot njoftuan se nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë marë kërkesë për anulimin e seancës së “Rastit të Kumanocës” dhe se për shkak të angazhimit të madh të MPB-së për sigurimin e delegacioneve ndërkombëtare dhe zgjedhjeve lokale do të duhet të shtyhet seanca për të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”. Për rastin e Kumanovës kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritej të merret më 17 tetor por me kerkësë të MPB-së, kjo datë është shtyrë për në nëntor. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhi në 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10. Të arrestuarit ngarkohen me akuzën për “Terorizëm” dhe “Oraganizatë terroriste”, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 20 minuta më parë