9:21, 13 Janar 2018

Organizata që përfaqëson vendet afrikane ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të kërkojë falje pasi është raportuar se ai i ka quajtur vendet afrikane si “vende plehra”, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Misioni i Kombeve Afrikane në Uashington është shprehur “i shokuar, i tronditur dhe zemëruar” dhe ka thënë se administrata e Trump nuk i paska kuptuar afrikanët.

Lideri i SHBA besohet të ketë bërë komentet për vendet afrikane të enjten në një takim ku është folur për migrimin.

Por, Trump ka mohuar të ketë përdorur gjuhë të tillë, kur ka folur për vendet afrikane.

klankosova.tv