10:50, 10 Gusht 2018

Një person është arrestuar mbrëmë në Gjilan pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas sulmit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.