Veliu: Pushteti fitohet përmes rrugëve politike, e jo me vezë NULL NULL 06.10.2015 23:40 06.10.2015 23:40 Agim Veliu, kryetari i Komunës së Podujevës, i ftuar në lidhjen direkte të emisionit Ora e Fundit, ka folur për ditën e mjedrës që po shënohet në këtë komunë dhe për gjuajtjen me vezë të kryeministrit Isa Mustafa nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Veliu ka thënë se gjuajtja me vezë e kryeminsitrit Isa Mustafa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është forma e zgjedhjes së problemeve në Kosovë. “Lufta duhet të bëhet përmes rrugëve politike dhe demokratike”. “Unë vazhdoj të mendoj se ata janë horra. Pikë së pari, ajo nuk është në traditën e njerëzve, sepse sot ishte një festë dhe ata nuk është dashur të prishin festën”. Ndërsa i pyetur për koalicionin PDK-LDK ka thënë se ata do ta çojnë mandatin e tyre deri në fund. “Kolacioni opozitar e kanë humb rrugën. Ata as vetë nuk janë duke menaxhuar me punët dhe kërkesat e tyre”. “Ata tash kanë dalë më kërkesën që duan zgjedhje, sepse kanë mbetë jashtë pushtetit dhe po shihet se kanë inate personale me kryeministrin”. Veliu ka folur edhe për kultivimin e mjedrës në Podujevë, i cili ka thënë se tash e disa vite kultivuesit mbështeten nga kjo komunë si dhe nga USAID. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë