Veliaj, thirrje qytetarëve: Kontribuoni me 1 orë në pastrimin e qytetit NULL NULL 04.09.2015 12:22 04.09.2015 12:22 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua sot aksionit për pastrimin e Tiranës në zonën e Farkës, nga ku theksoi rëndësinë e dhënies së kontributit nga çdo qytetar për një qytet më të pastër . I pajisur me një qese dhe doreza pastrimi, Veliaj ka qenë fillimisht i pranishëm në operacionin që po zhvillohet në zonën e Liqenit të Thatë, në njësinë administrative të Farkës. I shoqëruar edhe nga dhjetëra qytetarë e vullnetarë, ai është angazhuar në largimin e mbetjeve në këtë zonë. Ndërsa duke përfituar nga prania e medieve, kryetari i bashkisë ka përcjellë një tjetër thirrje, çdo qytetari të përgjegjshëm që ti kushtojë vetëm një orë kohë këtij aksioni për ta bërë qytetin më të pastër. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve. Na duhet vetëm një orë kohë, secili të dalë poshtë lagjes së tij, poshtë shtëpisë së vet, tek rruga apo rrugica e shtëpisë së vet, tek shkolla ku çon fëmijët, kopshti apo çerdhja ku çon fëmijët e vetë, sepse besoj kur secili jep një dorë, ne mund të kemi një qytet më të pastër”, – tha Veliaj. Më tej kryetari i bashkisë bëri të ditur se pastrimi që kërkohet në zona të ndryshme është në nivele të ndryshme. Prandaj, Veliaj ka theksuar se aty ku ka vetëm mbetje urbane ato do largohen nga vetë qytetarët dhe aktivistët. Ndërsa në rastet e mbetjeve të rënda inerte do angazhohen makineritë e bashkisë dhe ato të ushtrisë. “Në disa vende po ndërhyjmë me mjete të rënda të ushtrisë, në disa vende të tjera mjafton vetëm kontributi qytetar”, tha kryebashkiaku, transmeton Gazeta Shekulli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 30 minuta më parë