Vdiq në moshën 60 vjeçare, pak nga poezitë e Kujtim Paçakut! NULL NULL 17.05.2018 11:32 17.05.2018 11:32 Kujtim Paçaku i cili vdiq sot në moshën 60 vjeçare, kishte një bagazh politik si deputet në Kuvendin e Kosovës, por më shumë ishte i njohur për kulturën e pasur prej një poeti. Ai përtej funksioneve ditore, pra edhe atij të deputetit, mbi të gjitha ishte poet, madje një ndër më të mirëfilltit që i kishte Kosova, njofton Klan Kosova. Disa nga poezitë që flasin për shpirtin, fatin e dhimbjen e këtij komuniteti e të cilat mbi të gjitha godasin mbi ndërgjegjen e të gjithëve janë edhe këto në vazhdim: DIALOG Nënë, Tenda na është çjerre Me se do ta arnojmë? Me një cohë qielli, bija ime… Nënë, Zjarri na është fikur A thua si do të ngrohemi? Me rreze dielli, bija ime… Nënë, Bukë s’na ka ngelë më Me se do të ushqehemi? Me dromca këngësh, oj bija ime…. KËNGË E ZEZË Nënë ku i kam vëllezërit I kanë vrarë … Po babai ku është nënë Nuk u kthye … As qeni i shtëpisë nuk dëgjohet E helmuan … Nënë këndoma një këngë Zëri më është shtjerrë o bir … Më jep pak bukë nënë S’kemi asnjë dromcë … E cdo të hamë sonte moj nënë Do të kafshojmë dhimbjen tonë E do të dehemi me lotë … SI BËHET KËNGA ROME Merre nje grusht dhimbje Shto ca pika loti E pak pluhur rrugësh të pasosura Pak arome stinësh të harruara Në fund i shton erëza djegëse dashurie Dhe i hedh ca yje përsipër Dhe e le të piqet Të piqet në zjarr të shpirtit deri në agim … FARKËTARI DHE HËNA që nga agimi e rrahu çekanin mbi kudhër patkonjtë i bëri gati për pazar qoftë kjo ditë me bereqet! në mbrëmje solli ca bukë në shtëpi dhe një grusht sheqerkash shumëngjyrëshe në mesnatë vjen kënga e vjetër në shoqëri me Hënën e nga gryka e shishes sikur del një zë: “o detharinjaa nivar ma te aven!” “mëngjeset kurrë mos ardhshin!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024