12:28, 11 Prill 2017

Një njeri ka vdekur në aksidentin që përfshinte modelin vetë-vozitës, duke çuar në hetime urgjente nga prodhuesit e veturave elektrike Tesla dhe autoriteteve amerikane.

Ky është aksidenti i parë fatal për t’cilin dihet deri tash , shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Joshua  Brown, 40, vdiç kur modeli i tij Tesla Model S u përplas me një kamion të bardhë në një rrugë të thatë të Floridës, në maj.

Sipas raporteve të patrullës së autostradës së Floridës, xhami i përparm  i Teslës e goditi fundin e një rimorkio tek po kalonte ndër të, dhe vetura vazhdonte të ngitej, duke e lënë rrugën.

NHTSA ka thënë se raporter preliminare tregojnë që përplasja ndodhi kur një traktor me rimorkio e kishte bërë një kthesë para Teslës.

Ndërkaq Tesla tha në një postim në blog se as autopiloti e as vozitësi nuk e kishin dalluar rimorkion e bardhë në një qiell të ndritshëm, andaj frenat nuk ishin përdorur.

Administrata Kombëtare e Amerikës për  Siguri dhe Trafik të Autostradave ka filluar një hetim në sistemin autopilot të përdorur në 25 mijë veturave të modelit S.

 

Interesante