Vdes tragjikisht çiklisti i njohur italian NULL NULL 22.04.2017 12:33 22.04.2017 12:33 Çiklisti italian Michele Scarponi ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi ishte përfshirë në një përplasje me një furgon gjatë një udhëtimi stërvitor. Një deklaratë nga ekipi i tij Astana tha se aksidenti ndodhi afër shtëpisë së tij në Filottrano, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. “Kjo është një tragjedi tepër e madhe”, thuhet në deklaratën e Astana. Deklarata përshkroi Scarponin si një “kampion të madh” dhe një “djalë të veçantë” duke shtuar: “Ekipi i Astana i bashkëngjitet familjes së Michele në këtë moment jashtëzakonisht të dhimbshëm”. Scarponi la pas një grua dhe dy fëmijë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 10 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 14 minuta më parë