Vdes Steve Ditko, njëri nga krijuesit e Njeriut Merimangë NULL NULL 07.07.2018 15:25 07.07.2018 15:25 Bashkëkrijuesi i personazheve Spider-Man dhe Doctor Strange, Steve Ditko, ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Policia ka thënë se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Manhattan të New York-ut më 29 korrik, ku edhe ishte deklaruar i vdekur nga paramedikët. Fansat e këtyre dy personazheve kanë vërshuar rrjetet sociale për t’i shprehur ngushëllimet dhe nderimet e tyre për krijuesin e dy personazheve mjaft të dashura të stripave të Marvel-it. Përderisa Stan Lee besohet të ketë ardhur me idenë e një njeriu me fuqi sikur të merimangës, Ditko mban meritat për kostumin kaltër e kuq të superheroit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë