Vdes Stephen Hawking NULL NULL 14.03.2018 08:07 14.03.2018 08:07 Shkenctari britanik, Stephen Hawking, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ai vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Cambridge në orët e hershme të së mërkurës, ka thënë familja e tij. Hawking njihej për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, si dhe ka shkruar disa libra të famshëm shkencorë përfshirë këtu edhe “Një Histori e Shkurtër e Kohës”. Në moshën 22 vjeçare, Hawking-ut i ishin dhënë vetëm pak vite që të jetojë, pasi që ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë të neuroneve motorike. Sëmundja e kishte lënë atë në karrocë dhe në pamundësi për të folur, përpos përmes një sintetizuesi. Në një deklaratë, fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim kanë shkruar: “Jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot”. “Ai ishte shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite”. “Ai njëherë kishte thënë ‘nuk do të kishte qenë edhe aq univers sikur të mos ishte shtëpi për ata që i do’. Do të na mungojë përgjithmonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 3 minuta më parë