16:00, 28 Dhjetor 2018

Shkrimtari i famshëm izraelit, Amos Oz, ka ndërruar jetë sot në moshën 79 vjeçare.

Lajmin e dha vajza e tij, historianja Fania Oz-Salzberger. Oz vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, njofton Klan Kosova.

Autori i 19 veprave, qindra eseve dhe artikujve për Izraelin modern,për një kohë të gjatë ai ishte në rrethin e ngushtë të kandidatëve për Çmimin Nobel për Letërsi, Oz ishte i njohur për romanet duke përfshirë “Rrëfim për dashurinë dhe erresirën”, “Të njohësh një grua”, “Jetë fshati”, “Jeta rimon me vdekjen”.